Pas Milanit, edhe një tjetër gjigand nga “Serie A” vihet pas Rashicës!

Përveç Milanit, pas shërbimeve të yllit kosovar, Milot Rashica, tashmë është vënë edhe Napoli. “Corriere dello Sport” shkruan se Milot Rashica, autorë i 8 golave këtë sezon me Verder Bremenin në Bundesligë është objektiv i presidentit Aurelio De Laurentis.

Në fakt, drejtori sportiv Giuntoli, e ndjek kosovarin e datëlindjes 1996 që kur luante me Vitesen në Holandë, megjithatë drejtuesit e klubit gjerman nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e shqiptarit në gjysmën e sezonit dhe vetë lojtari është shprehur se nuk po mendon për merkaton:

“Jam shumë i qetë, jam i lidhur me kontratë deri në vitin 2022 dhe kemi një skuadër fantastike.”

Por Napoli nuk “gënjehet” nga deklaratat publike, ndaj ka në plan të ofrojë Amin Junes plus një shumë të konsiderueshme të hollash për të bindur drejtuesit e Verder Bremenit për Rashicën.

Leave a Reply