Biroll Topçiu trajner i ri i Gostivarit

Biroll Topçiu do të drejtojë klubin futbollistik Gostivari. Një gjë të tillë ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili njëherit i ka uruar shumë suksese një ish futbollisti të njohur të kësaj skuadre, që vite më parë gjithashtu mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë.

Topçiu në postin e trajnerit te Gostivari vjen në vend të Afet Ibrahimit, i cili udhëhoqi Gostivarin për dy muaj pas dorëheqjes së Erxhan Mengës.

Ky i fundit dha dorëheqje pas derbit lokal të Ligës së Dytë të futbollit vendor, mes Gostivarit dhe “Vardarit” të Forinës, e cila ndeshje u mbyllë pa fitues.

Ndryshe, Biroll Topçiu paraprakisht ka drejtuar skuadrën e “Genç Kalemler”, që edicionin e kaluar garoi në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply