Sejdini: Ne me Agim Ademi jemi si vëllezër, do të jetë spektakël në Shkup

Maqedonia e Veriut me 26 mars të vitit të ardhshëm në Shkup do të pret Kosovën për përballjen e vlefshme të gjysmëfinales së plej-ofit në Ligën e Kombeve. Një ndeshje mjaftë e zjarrtë që pritet të nxjerrë vetëm një fitues dhe kualifikues për në finalen e madhe të këtij kompeticioni që është shumë i rëndësishëm për një biletë në EURO 2020.

Të dyja përfaqësueset kanë fatet në dorën e tyre dhe vetëm 90-të minutat në fushë mund të japin më të mirin. Nga shumë polemika të ndryshme deri më tani për nxitje apo për tentim të prishjes të raporteve, përkundrazi të dy federatat e dy vendeve qëndrojnë mjaftë mirë, ndërsa miqësia e ngushtë mes dy presidentëve të FFM-së Muamed Sejdini dhe atij të FFK-së, Agim Ademi nuk diskutohet. Këtë e kanë bërë të qartë të dy presidentët në fjalë në intervistat e dhëna për mediumet, ndërsa së fundmi edhe kreu i FFM-së, Sejdini ka folur për bashkëpunimin e ngushtë me z. Ademin.

“Unë me Agim Ademin kemi biseda të shpeshta edhe përmes telefonit edhe shihemi shpesh. Kështu që unë Agim Ademin, jo që e kam shok, por ne ndihemi si vëllezër dhe kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, ia dimë hallet njëri-tjetrit dhe bashkpunimin e kemi shumë shumë të ngushtë. Gjithashtu e njejta vlenë edhe me Armand Dukën. Ne jemi një treshe, në çdo kongresë në UEFA apo FIFA, ne jemi së bashku. Ndërkohë sa i përket ndeshjes me Kosovën që do ta luajmë në Shkup, ne si federatë do të mundohemi të bëjmë një organizim mjaftë të mirë të sfidës dhe të jetë një spektakël futbolli dhe pastaj le të fitojë më i miri në fushë, ka thënë Muamed Sejdini në një intervistë të dhënë për TVM2. 

 

 

 

Leave a Reply