FFM nesër përzgjedh më të mirët e vitit 2019

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër në një ceremoni gala do të përzgjedh më të mirët e futbollit vendor për vitin 2019-të. Në garë për çmimin futbollisti më i mirë i vitit 2019 janë tre lojtar si Visar Musliu, Lubço Doriev dhe Vlladica Brdarovski. Më favorit për të fituar këtë çmim prestigjioz është ish-futbollisti i Shkëndijës, Visar Musliu.

FFM do të ndajë edhe çmime për trajnerin më të mirë, futbollistin më të mirë në kampionat të huaj, lojtarin më të mirë në futsal, futbollisten më të mirë, arbitrin më të miri si dhe ekipin më të mirë e disa çmime tjera.

Ceremonia gala për ndarjen e çmimëve për më të mirët do të organizohet të martën në mbrëmje në Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut, duke nisur nga ora 18:30. /InfOSport.mk

Leave a Reply