Ekskluzive, Mevlan Adili ndahet me Shkupin

Mevlan Adili nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. “InfOSport.mk” mëson se mbrojtësi qëndror dhe Shkupi kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe Adili tashmë është futbollist i lirë.

Largimi i Adilit nga Shkupi pritet të bëhet zyrtar ditëve në vijim. Kujtojmë që Mevlan Adili te Shkupi erdhi këtë verë dhe firmosi kontratë 1 vjeçare. Ai më herët ka luajtur për ekipet si Zhalgirisi, Shkëndija, Uta Arad. /InfOSport.mk

Leave a Reply