Juventusi dhe Xhenoa dakordohen për transferimin e Perin

Portieri i Juventusit, Matija Perin është shumë afër rikthimit të tij te Xhenoa. Të dyja skuadrat janë në bisedime e sipër për të ndodhur një transferim i tillë, e ku pjesa më e madhe e detajeve tashmë janë precizuar. Kanë mbetur vetëm edhe disa imtësira, që Perin edhe zyrtarisht nga janari ti bashkohet Xhenoas në formë huazimi.
27-vjeçari Perin është zgjidhja e tretë e trajnerit Mauricio Sarrit, pas Vojçeh Shçesnit dhe Xhanluixhi Bufon, ndërsa këtë edicion ai nuk ka arritur të regjistrojë asnjë minutë të vetme.

Gjatë verës ai ishte shumë pranë transferimit te Benfika, mirëpo në moment të fundit marrëveshja dështoi, kjo pasi Perin nuk kishte arritur të kalojë testet mjekësore.

Perin te Juventusi u transferua verën e vitit 2018-të, pikërisht nga Xhenoa për shumën e 13 milion eurove.

Edhe pse llogaritet si një ndër portierët më të mirë në Itali, ai nuk arriti në asnjë rast të luftojë për një vend titullari te “Zonja e Vjetër”, për të cilën ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje. Pikërisht kjo është edhe arsyeja kryesore që Perin dëshiron largimin, me qëllim që të jetë pjesë e Xhenoas, aty ku me siguri se do të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Leave a Reply