Viti 2020 në qendër të vëmendjes do të ketë Europianin e futbollit dhe Olimpiadën

Vitin e ri që po e nisim, do të sjell ngjarje të mëdha sportive që mbeten në mendjen e të gjithë atyre që janë të pasionuar pas sportit. Viti 2020 në qendër të vëmendje në aspekt të sportit do të jetë me dy ngjarjet si Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në korrik në Tokio dhe edicioni i 60-të i Kampionatit Europian në futboll që do të mbahet në muajin qershor.
Përveç këtyre dy ngjarjeve shumë të mëdha, në vitin 2020-të do të luhen edhe kampionatet Europiane në hendboll, atletikë, not si dhe Botërori për Ping-Pong. Përkrah ngjarjeve të mëdha, në 2020 do të presim edhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Stamboll, finaleve të basketbollit dhe hendbollit që do të mbahen në Keln dhe asaj të volejbollit në Berlin.

Leave a Reply