Diçka po zihet: Dembele pëlqen postimin me fanellën e Liverpullit (FOTO)

Sulmuesi i Barcelonës, Usmane Dembele i ka befasuar tifozët e Liverpullit, teksa ka pëlqyer një foto të tij në ‘Tëitter’, ku i njëjti shfaqet me fanellën e skuadrës angleze.

Dembele  vazhdon të lidhet me një largim nga Barcelona, pasi që nga kalimi i tij nga rradhët e Borusia Dortmundit verën e vitit 2018-të, ai nuk ka arritur ta gjejë veten te skuadra “katalunase”.

Ndërkohë me një veprim të tij të fundit, 22-vjeçari edhe më shumë ka shtuar zërat për një largim nga “Kamp Nou”. Dembele ka pëlqyer një foto të tij në ‘Tëitter’ ku shihet me fanellën e Liverpullit, gjest ky që me siguri se nuk do ju pëlqej aspak tifozëve, dhe njëkohësisht drejtuesve të Barcelonës.

Kampioni në fuqi i Evropës ka shanse të mira që ta transferojë Dembelen, por që duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Jurgen Klop duket se e pëlqen lojën e sulmuesit francez dhe mund t’i shtojë konkurrencën Mohamed Sallahut dhe Sadio Manes, pasi francezin luan në të dy krahët e sulmit.

Për lojtarin interesimin kanë shprehur edhe skuadrat si, Mançester Siti dhe Junajted, pastaj Çelzi, Atletiko Madridi dhe Bajern Munihu.

Leave a Reply