Rashica më i shtrenjti, ja kush vjen pas tij nga yjet e përfaqësueses së Kosovës!

Futbolli kosovar dita ditës po zhvillohet edhe më shumë, ndërsa pasqyra më e mirë për këtë ishte edhe vetë përfaqësuesja e Kosovës, që la një përshtypje shumë të mirë, si në ndeshjet eliminatore për “Euro 2020”, por gjithashtu edhe në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ende është në garë për të siguruar një vend për në ndeshjet finale të Europianit të këtij viti.

I gjithë ky sukses nuk do të ishte i mundur pa futbollistët e shkëlqyer që po korrin suksese të mëdha edhe jashtë Kosovës.

Se këta futbollistë vlerësohen jashtëzakonisht shumë edhe në tregun europian të futbollit, tregojnë çmimet e tyre, e ku listës së futbollistëve më të shtrenjtë kosovar, i prinë Milot Rashica i Verder Bremenit.

Futbollisti i dalë nga ekipi i Vushtrrisë në Superligën e Kosovës, vlerësohet në 35 milion euro, ndërsa pas tij me një vlerë prej 12 milion euro vjen sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Më poshtë mund të shihni edhe listën e përbërë prej 8 futbollistëve më të shtrenjtë kosovar, e që mbyllet me Idriz Vocën, për shërbimet e të cilit së fundmi interesohet skuadra gjigande turke e Galatasarajit.

Lista e futbollistëve më të shrenjtë kosovar

Emri i futbollistit Ekipi ku luan Vlera
Milot Rashica Verder Bremen (Gjermani) 35 mln €
Vedat Muriqi Fenerbahçe (Turqi) 12 mln €
Florent Hadergjonaj Hadersfilld (Angli) 7 mln €
Amir Rrahmani Verona (Itali) 6 mln €
Arber Zeneli Reims (Francë) 5 mln €
Bersant Celina Suonsi (Angli) 5 mln €
Valon Berisha Lacio (Itali) 5 mln €
Idriz Voca Lucern (Zvicër) 4 mln €

Leave a Reply