E bujshme, Arda Turan i bashkohet Galatasarajit!

Futbollisti i njohur turk, Arda Turan nga sot nuk do të jetë më pjesë e Bashakshehir, ndërsa me letra në duar do të rikthehet te Barcelona, me të cilën skuadër ka kontratë valide deri verën e vitit 2020.

Megjithatë Turan është më se e qartë se nuk do të qëndrojë te Barcelona, drejtuesit e së cilës skuadër sërish do e huazojnë atë në ndonjë skuadër tjetër.

Një gjë të tillë ka pohuar gazetari, Nikolo Shira, i cili shkruan se 32-vjeçari Arda Turan do të mbetet në Turqi, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Galatasarajit.

Nëse do ndodhte një gjë e tillë, Turan te Galata do të rikthehej pas gati 9 viteve. Ai për herë të fundit me fanellën e skuadrës së njohur nga Stambolli kishte luajtur gjatë vitit 2011-të, kur në muajin gusht të atij viti ishte transferuar te Atletiko Madridi për shumën e 15 milion eurove.

Leave a Reply