Godet Interi, arrinë marrëveshje me një italian

Mateo Darmian do të jetë një futbollistë i ri i Interit, mirëpo vetëm nga qershori i këtij viti.

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, thuhet se mbrojtësi italian i ka dhënë miratimin e tij drejtuesve “zikaltër”, dhe në qershor do të bashkohet me skuadrën në fjalë.

30-vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje me Parmën deri në këtë fazë të sezonit, ku ka treguar paraqitje shumë të mira. Thuhet se Parma do ta lejë të lirë futbollistin vetëm në fund të sezonit, kur ata të kenë siguruar plotësisht objektivat e tyre.

Darmian është një dëshirë e madhe e trajnerit Konte, i cili e kërkoi edhe në verë, por nuk ia doli ta marrë në ekipin e tij.

Leave a Reply