Valverde pranë shkarkimit te Barcelona, ja kush e zëvendëson!

Ernesto Valverde është emri më i përmendur në mediet evropiane sot, pas disfatës së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit në gjysmëfinalen e SuperKupës së Spanjës.

Barcelona pësoi disfatë 2:3, edhe pse 10 minuta para fundit të takimit avansonte me shifrat 2:1.

Pas kësaj humbje, kritikat për Valverde janë shtuar edhe më shumë, duke bërë që tashmë të flitet për zëvendësuesin e tij.

Spanjollja ‘CADENA SER’ shkruan se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron të sjellë në “Kamp Nou” ish kapitenin e kësaj skuadre në vitet e 90-ta, Ronald Kuman, i cili aktualisht luan rolin e seleksionuesit të Kombëtares së Holandës.

Leave a Reply