Gavazaj: Ja çfarë më shtyu të pranojë ofertën e Renovës

Skuadra e Renovës gjatë ditës së sotme në ambientet e saj prezantoi përforcimin e fundit, mesfushorin kosovar, Alush Gavazaj. Bëhet fjalë për një mesfushorë me mjaft eksperiencë, i cili edhe pse ende i ri në moshë, pas vetes ka një titull kampion dhe një trofe të Kupës, të fituar me Feronikelin e Drenasit, kur kjo skuadër udhëhiqej nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.

Por çfarë realisht e shtyu Gavazajn për të pranuar një ofertë nga ana e drejtuesve të Renovës, futbollisti prizrenas në një deklaratë për “infOSport.mk” dha këtë përgjigje: “Më shtyu klubi me emër dhe me traditë, Renova, që pa hezitim të pranojë ofertën. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa sa u përket pritjeve të mira, ato janë që në fund bashkë me ekipin ti arrijmë objektivat e parapara për këtë stinor”.


LEXO GJITHASHTU:

Renova vjen me një super përforcim nga Kosova 


Mesfushori kosovar, Alush Gavazaj edhe zyrtarisht pjesë e Renovës

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 16 януари 2020 г.

Alush Gavazaj te Renova erdhi nga rradhët e Vushtrrisë, te e cila skuadër u transferua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Feronikelit, ndërsa si një prizrenas, edhe ky kishte veshur fanellën e Lirisë.

Megjithatë edhe pse me prejardhje kosovare, Alush Gavazaj karrierën e tij e kishte nisur në Shqëipëri, fillimisht te ekipi i Shkëndijës, që më pas të luaj edhe me Tiranën, Bylisin, Tërbinin dhe Korabin.

Renova do të jetë skuadra e 9-të në karrierë, ndërsa futbolli ynë vendor, kampionati i tretë që do të luaj Alush Gavazaj, i cili tregon nëse ka, ose jo ndonjë dallim.

“Besoj që niveli është i përafërt më këto dy kampionatet që kam luajtur më herët, por duke e ndjekur vetëm nga televizori. Tashmë më mbetet ta shoh kur të filloj stinori, besoj që kampionati këtu është mjaftë i fortë” – përfundoi deklaratën e tij për “infOSport.mk”, Alush Gavazaj, i cili bëhet përforcimi i dytë i Renovës gjatë këtij afati kalimtarë, pas Xhelil Abdullahut.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme nga skuadra “bardhekaltër” nga Tetova u larguan edhe fy futbollistë, Lavdrim Skenderi dhe Ylber Beqiri.

Leave a Reply