Vijnë dy largimet e para nga Renova

Pas dy afrimeve të bëra në skuadër, te Renova kanë ardhur edhe largimet e para. Nga tabori i skuadrës nga Xhepçishti njoftuan se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Lavdrim Skenderi dhe Ylber Beqirin, njofton “infOSport.mk”.

Skenderi te Renova u rikthye gjatë verës së vitit të kaluar, kur erdhi nga Gostivari, mirëpo nuk arriti që të fitojë edhe shumë hapësira në formacionin bazë. Ai u paraqit në vetëm 6 ndeshje, ndërsa Beqiri nuk arriti që të bind trajnerin Bujar Islami.

Kujtojmë Renova deri më tani ka siguruar shërbimet e Xhelil Abdullahut, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të prezantojnë edhe mesfushorin kosovar, Alush Gavazaj.

Leave a Reply