Flamurtari i Vlorës nuk dorëzohet, në bisedime me ish futbollistin e Milanit!

Flamurtari po kalon një moment shumë të vështirë, teksa ndodhen në fund të renditjes dhe rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë, por kjo nuk i ndalon vlonjatët të përforcojnë ekipin.

Ditën e djeshme, administratori Sinan Idrizi, u shpreh se po punon për të përforcuar ekipin, duke thënë se do të afrohen dy ish-lojtarë të Milanit.

Siç raportojnë mediat shqiptare, njëri prej tyre është Taje Taivo, futbollist ky me një karrierë të pasur, duke qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha.

Nigeriani Taivo ka mbërritur në Vlorë ditën e sotme, ku po bisedohet për një kalim te “kuqezinjtë” nga Vlora. Ndërkohë te Flamurtari janë në pritje të FIFA-s, për shkak se e kanë merkaton e bllokuar.

Nga fillimi i këtij viti, mbrojtësi është një futbollist i lirë, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Rops. Në të kaluarën e mëhershme,Taivo ka luajtur me ekipe si Milani, Olimpik Marsejë, Kuins Park Renxhers dhe Dinamo Kiev, ndërsa vitet e fundit i kaloi me skuadra të rëndomta, si Bursaspor, Helsinki, Lozana, AFC Eskilstun dhe Rops. Nigeriani do të ishte një përforcim me peshë te Flamurtari, kjo edhe për shkak të eksperiencës që ai ka gjatë gjithë këtyre viteve, ku ka arritur të fitoj 5 tituj në Francë me Marsejën (1 titull kampioni, dy trofe të Kupës dhe dy të SuperKupës) dhe 1 me Milanin në Itali (trofeun e Kupës).

Leave a Reply