Vardari i nis me humbje miqësoret në Belek të Turqisë (VIDEO)

Vardari i ka nisur me disfatë miqësoret në Belek të Turqisë, aty ku skuadra lidere e stinorit vjeshtorë po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski u mundën nga gjigandët kroat të Hajduk Split me rezultatin 3:1, edhe pse pjesa e parë foli në të mirë të skuadrës shkupjane, të cilët falë golit të shënuar nga ana e mesfushorit Darko Micevski në pushim shkuan me rezultatin 1:0.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët vendosën në lojë të inkuadrojnë edhe pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa më të mirë dolën të jenë futbollistët kroat, të cilët epërsinë e Vardarit e anuluan brenda 10 minutave jo të plota. Fillimisht Krekoviq në minutën e 73-të, barazoi shifrat në 1:1, derisa Tekliq në të 82-tën për herë të parë kaloi në epërsi Hajdukun.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Hajduku 3, Vardari 1, e vendosi Krekoviq, i cili në minutën e 85-të duke shfrytëzuar gabimin e Ali Adem, shënoi edhe golin e dytë personal.

Ndeshjen e rradhës Vardari do ta zhvillojë me datë 23 janar, kundër skuadrës së mirënjohur ukrainase të Dinamo Kiev.

Leave a Reply