FC Shkupi u nis drejt Antalias

Pas përfundimit të fazës së parë përgatitore në Shkup, ekspedita e FC Shkupit në orët e pasdites së sotme ka fluturuar drejt Antalias, aty ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Në Turqi, FC Shkupi do të qëndrojë për plotë 16 ditë, ndërsa nga klubi “bardhekaltër” njoftojnë se janë duke punuar që të organizojnë edhe katër deri pesë ndeshje miqësore.

Skuadra e Shkupit fazën e parë të përgatitjeve e zhvilloi në Shkupi, aty ku edhe zhvilloi dy miqësore luksi me skuadrat nga Superliga e Kosovës.

Fillimisht luajtën me Flamurtarin e Prishtinës, që më pas të masin forcat edhe me Dritën e Gjilanit. Në të dyja ndeshjet të besuarit e trajnerit Qatip Osmani barazuan pa gola.

Leave a Reply