Marin Jurina mbushi arkat e ekipit boshnjak Çelik

Marin Jurina edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e skuadrës boshnjake të Çelik nga Zenica, nga e cila skuadër stinorin vjeshtorë luante në huazim te FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Ai zhvilloi një super gjysëmsezon me skuadrën nga Çairi, duke shënuar 11 gola (8 në kampionat dhe 3 në kupë), mirëpo tashmë drejtuesit e skuadrës boshnjake të Çelik, që njëherit posedonin edhe kartonin e tij, kishin vendosur që ta shesin atë në Hungari te skuadra e Mezkovesd FC.

Duke pasur parasysh se Jurina kishte ende kontratë me Çelikun, këta të fundit thuhet se kanë përfituar një shumë të majme nga shitja e kartonit të tij.

Sipas asaj që raporton “scsport.ba”, bëhet fjalë për një shifër prej 200.000 euro, teksa Jurina me ekipin hungarez ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Leave a Reply