Llapi transferon mesfushorin kampion të Feronikelit

Skuadra e Llapit gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me mesfushorin gjakovar të Feronikelit, Albutrint Morina, raporton “Gazetasheshi”, përcjellë “infOSport.mk”.

Mesfushori ka qenë pjesë e Feronikelit në vitet e fundit, ku u shpall edhe kampion bashkë me strategun shkupjan Zekirja Ramadani.

Edhe pse kontrata e tij me skuadrën nga Drenasi ishte valide deri verën e vitit 2020-të, e njëjta me pëlqim të dyanshëm u prish para kohe, pasi Morina nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Agim Sopi.

Kështu drejtuesit e Feronikelit i mundësuan atij të kërkoj një skuadër të re, të cilën e ka gjetur shumë shpejtë dhe tashmë në stinorin pranveror do të jetë pjesë e një ndër skuadrave pretendente për titull, KF Llapit të Tahir Batatinës.

Leave a Reply