Tetovari Ethemi gol dhe asist në fitoren e Kukësit

Skuadra e Kukësit ka fituar Laçin me rezultatin 3:1, ndërsa hise në këtë triumf kishte edhe mesfushori nga Tetova, Valon Ethemi. Tetovari fillimisht dhuroi asist për Abazajn pas një depërtimi në të djathtë, duke barazuar shifrat përkohësisht në 1:1. Ndërkohë Ethemi shënoi edhe golin e tretë, duke finalizuar shifrat e takimit dhe duke dhënë tre pikë për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.

Ethemi me Kukësin vazhdojnë të mbeten në krye të renditjet tabelare në Superligën shqiptare.

Leave a Reply