“Xherdan Shaqiri i ka ditët e numëruara te Liverpulli”

Sipas gazetarit të ‘Liverpool Echo’, Joe Rimmer futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri i ka ditët e numëruara te skuadra kampione e Botës dhe Europës.

Rimmer ka thënë që Shaqiri është në plane të largohet këtë verë nga kjo skuadër dhe ka gjasa që nga shitja e tij Liverpulli të përfitojë 25 milionë euro.

Po ashtu Liverpulli është duke siguruar të gjitha objektivat e mundshëm gjatë këtij viti andaj pritet që edhe financat në këtë klub të rriten, mirëpo këtë gjë po dëshirojnë ta bëjnë edhe me shitjen e futbollistëve, siç është në këtë rast Xherdan Shaqiri.

Shqiptari te skuadra nga “Enfilld Roud” erdhi verën e vitit 2018-të nga rradhët e Stuk Sitit, ndërsa brenda kësaj periudhe ai me fanellën e Liverpullit ka zhvilluar 40 ndeshje, duke regjistruar edhe 7 gola  dhe 5 asistime.

Leave a Reply