Lioni “shuplakë” Juves, Siti mund midis “Bernabeut” Realin (VIDEO)

Janë mbyllur dy takimet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, të vlefshme për ndeshjet e 1/8 së finales, njofton “infOSport.mk”.

Surpriza ndodhi në Francë, aty ku Lioni mundi kampionin e Italisë, Juventusin, falë një goli të shënuar që në pjesën e parë me anë të Lukas Tusart, derisa Reali edhe pse avansonte ndaj Sitit, në fund pësoi disfatë 1:2 midis “Santiago Bernabeut” përballë Mançester Sitit të Pep Guardiolas.

Për më tepër “madrilenët” ndeshjen e kthimit do të duhet ta zhvillojnë pa kapitenin Serhio Ramos, i cili në minutën e 86-të u ndëshkua me të kuq, pasi si futbollistë i fundit ndali në mënyrë të palejuar brazilianin, Gabriel Hesus.

Ndryshe që të tre golat në “Bernabeu” u shënuan gjatë pjesës së dytë, derisa golin e parë e realizoi skuadra spanjolle me anë të Isko, që përfitoi nga disa gabime të mbrojtësve të Sitit, skuadër kjo që u rizgjua nga gjumi në çerekfun e fundit të takimit, kur edhe përmbysi rezultatin.

Gabriel Hesus në minutën e 78-të, duke përfituar nga një harkim i belgut Kevin De Brujne, me kokë arriti që të mposhtë Kurtua për barazim të rezultatit në 1:1, ndërsa 5 minuta më vonë një penalti të përfituar nga Rahim Sterling, belgu De Brujne e kurorëzoi me gol dhe njëherit me fitoren e Sitit, që ndodhet në një situatë shumë të mirë para ndeshjes së kthimit që pas tre javësh do të zhvillohet në Angli.

Leave a Reply