Bajerni i Munihut dominon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve

Të martën dhe të mërkurën në program ishin 4 ndeshjet e rradhës në kukadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian.

Të martën, Napoli dhe Barcelona barazuan 1:1 në “San Paolo”, derisa në “Stemford Brixh” në Londër, Bajerni i Munihut i mbajti një leksion futbolli Çelzit, duke e mundur me shifrat 3:0. Pikërisht nga skuadra “bavareze” vijnë pjesa më e madhe e futbollistëve që përbëjnë formacionin e javës, aty ku veçohen edhe disa prej futbollistëve të Lionit, skuadër kjo që të mërkurën në mbrëmje në terren vendas mundi Juventusin me rezultatin 1:0.

🇩🇪 Bajern Munihu këtë edicion në Ligën e Kampionëve ka fituar të gjitha ndeshjet. "Bavarezët" sonte mundën Çelzin në…

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 25 февруари 2020 г.

Po të mëkurën u zhvillua edhe ndeshja midis Realit të Madridit dhe Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu”, aty ku në fund u gëzuan tifozët anglez, pas triumfit 2:1.

Ndërkohë më poshtë mund të shihni edhe formacionin e javës, në të cilin bëjnë pjesë 5 futbollistë të Bajernit të Munihut, 3 të Lionit dhe nga një prej skuadrave si Napoli, Real Madrid dhe Mançester Siti.

I got _____ points in #UCLfantasy this week.Here's the Team of the Week 🔥🔥🔥*𝘉𝘢𝘴𝘦𝘥 𝘰𝘯 𝘵𝘰𝘱-𝘴𝘤𝘰𝘳𝘪𝘯𝘨 𝘧𝘢𝘯𝘵𝘢𝘴𝘺 𝘱𝘭𝘢𝘺𝘦𝘳𝘴

Публикувахте от UEFA Champions League в Четвъртък, 27 февруари 2020 г.

Leave a Reply