Zyrtare, Juve-Inter të dielën pa tifozë!

Tashmë është zyrtare. Super sfida e javës së 26-të në “Serie A”, midis Juventusit dhe Interit do të luhet të dielën në mbrëmje në “Alianc Stadium” në Torino, mirëpo pa praninë e publikut.

Ka qenë vetë liga italiane e futbollit, që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Edhe pse gjatë ditës së enjte u ndez një spirale që kjo ndeshje të luhej me tifozë të dielën ose qoftë edhe të hënën, për shkak të rrezikut nga koronavirusi është vendosur që ky takim të luhet pa praninë e spektatorëve, ashtu si edhe 4 takime të tjera të javës së 26-të të “Serie A” që do të luhen në zonat e prekura nga virusi, siç janë Udinese-Fiorentina, Milan-Xhenoa, Parma-Spal dhe Sasuolo-Bresha, ndërkohë që 5 ndeshjet e tjera të këtij raundi, Lacio – Bolonja, Napoli – Torino, Leçe – Atalanta, Kaljari – Roma dhe Sampdoria – Verona, do të luhen me tifozë.

Leave a Reply