Ledian Memushaj shënoi golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Reprezentuesi shqiptarë, Ledian Memushaj ka bërë një nga golat më të bukur në karrierë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mesfushori shqiptar realizoi në minutën e 80-të, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij ndaj Askolit me shifrat 2:1.

Teksa të gjithë po prisnin krosimin e Memushajt,  kur ky i fundit ndodhej në një kënd të pamundur, i njëjti lëshoi një goditje të fortë që përfundoi në portë.

Portieri kundërshtarë e kishte të pamundur që ta ndalte, pasi gjuajtja e Memushajt ishte kordinuar me saktësi për të prekur fundin e rrjetës.

Menjëherë ka ardhur edhe festa për golin më të bukur në karrierë sa i përket Ledian Memushajt.

Leave a Reply