Qatip Osmani dhe FC Shkupi ndërpresin bashkëpunimin

Pas disfatës së djeshme nga skuadra e Renovës, drejtuesit e FC Shkupit me marrëveshje të dyanshme vendosën që të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani, ndërsa bashkë me të edhe me ndihmësit Bashkim Livoreka dhe Orhan Abdi.

Pas takimit trajneri Qatip Osmani ka falënderuar kryesinë për mundësinë e dhënë që të udhëheqë me klubin, gjithashtu u ka dëshiruar suksese edhe futbollistëve që në vazhdim të kampionatit të arrijnë suksese sa më të larta.

Në veçanti Osmani ka falënderuar edhe publikun dhe tifozët “Shvercerat” për mbështetjen dhe përkrahjen që e kishin dhënë për te dhe klubin.

Nga kryesia njoftojnë se punën e ushtruesit të detyrës së trajnerit në vazhdim do ta kryejë kapiteni Muharem Bajrami.

Leave a Reply