Sejdini dhe Çeferin takohen në Amstardam

Delegacioni i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ndodhet në Amsterdam të Holandës për shortin që do të hidhet sot në orën 18:00 për raundin e radhës të Ligës së Kombeve.

Në këtë short do të merr pjesë edhe presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, ndërsa gjatë kësaj dite kishte edhe një takim të shkurtë me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin. Kreu i futbollit tonë me atë të UEFA-së kanë biseduar rreth ndeshjeve të fazës finale të Ligës së Kombeve, me Maqedoninë që do të përballet me Kosovën me 26 mars.

Për vendin tonë kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe duhet të jetë e organizuar në mënyrë më të mirë të mundshme, ndërsa Çeferin ka kërkuar nga Sejdini që të jetë i informuar për të gjitha ndodhitë rreth këtij organizimi.

Leave a Reply