Biletat nga ndeshja Maqedoni-Kosovë dalin në faqen ër shitblerje, “Merrjep”!

Kosova me datë 26 mars do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kombeve për të siguruar më pas një përballje me fituesin nga ndeshja, Gjeorgji-Bjellorusi.

Prandaj, përkundër kërkesave shumë të mëdha, blerja e biletave të kësaj ndeshje nuk ka qenë aspak e lehtë për kosovarët, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që të njëjtat t’i shes vetëm për shtetasit e Maqedonisë, ndërsa për kosovarët ndau 3700 bileta, nga gjithsej 33 mijë, aq sa është kapaciteti i arenës “Todor Proeski” në Shkup.

Gjatë ditës së sotme nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut njoftuan se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë filluar të dalin në shitje në faqen e njohur kosovare për shitblerje, “merrjep.com”.

Leave a Reply