FC Shkupi me një mungesë të rëndësishme përballë Struga Trim Lum

FC Shkupi nesër në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit vendor do të jetë mysafir i Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Dy ndeshjet e para të këtij sezoni u mbyllën me barazime, ndërsa ndeshja e sotme pritet të jetë shumë e zjarrtë, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dyja skuadrat.

Kështu çdo mungesë në skuadrat respektive do të ndikojë shumë, ndërsa vlen të theksohet se te skuadra shkupjane përballë Struga Trim Lum do të mungojë qendërmbrojtësi Darko Ilieski, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Akademia Pandev, mori dy kartonë të verdhë, duke lëshuar lojën pak para përfundimit të ndeshjes.

Kështu kapiteni Muharem Bajrami, që pas largimit të Qatip Osmanit luan edhe rolin e trajnerit do të duhet të eksperimentojë në mbrojtje, aty ku për fat të mirë do të ketë në disponim brazilianin Neto, i cili rikthehet nga suspendimi, ndërsa gjithashtu do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e brazilianit ofenziv, Serzhinjo, kapitenit të dytë, Besar Iseni si dhe mbrojtësit të krahut të majtë Darko Glishiç.

Leave a Reply