Liga e Kampionëve sonte vjen me dy super ndeshje

Në ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve mbrëmë u zhvilluan dy ndeshjet e para kthyese në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales.

Sonte në orar janë edhe dy ndeshje të tjera, të cilat fillojnë nga ora 21:00.

Në “Enfilld Roud”, Liverpulli do të tentojë të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë kundër Atletiko Madridit, skuadër kjo që në Angli vjen me fitoren minimale 1:0.

Përballje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Paris Sen Zhermenit dhe Borusia Dortmundit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Parkun e Princave”.

Nga ndeshja e parë në “Sinjal Iduna Park”, Dortmundi ka avantazhin prej 2:1.

Leave a Reply