Ndërron jetë ish-ylli i Interit dhe Romës

Ish-futbollisti i Interit dhe Romës, Joaquin Peiro, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare. Ai u bë i famshëm si pjesë e Interit të madh të Helenio Herrera.

Sulmuesi spanjoll e vulosi emrin në histori të Interit duke shënuar gol kundër Liverpullit në gjysmëfinale të Kupës Evropiane në vitin 1965.

Ai e kaloi një pjesë të mirë të karrierës në Itali, duke iu bashkuar Torinos në vitin 1862, para se të kalonte te Interi dy vjet më vonë dhe pastaj te Roma nga viti 1966 deri më 1970, transmeton GE.

Ai u rikthye në Spanjë duke iu bashkuar Atletiko Madridit për një sezon para se të pensionohej në vitin 1971.

Peiro e zhvilloi edhe një karrierë si trajner i Atletiko Madridit, Granadas, Malagas dhe Real Murçias.

Leave a Reply