Milot Rashica gjithnjë e më afër Liverpullit

Skuadra kampione të Europës, Liverpullit i janë dhënë arsye shtesë për ta blerë futbollistin kosovar Milot Rashica.

Të paktën kështu pretendon “Liverpoolecho”, transmeton IndeksOnline.

Sipas tyre skuadra gjermane e Verder Bremen ka vendosur që ta shes Rashicën gjatë kësaj vere, dhe kjo gjë ka bërë që drejtuesit e Liverpullit të përgaditen për këtë blerje.

Milot Rashica po vlerësohet nga skuadra angleze si një futbollist që ka potencial për skuadrën e Jurgen Klop, i cili edhe pse bëri një sezon të mrrekullueshëm në Premierligë, dështoi në Ligën e Kampionëve, aty ku nuk do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin kampion.

Leave a Reply