Shaqiri në radarin e Seviljës!

Sevilja vazhdon të mbetet një ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin e yllit kosovar, Xherdan Shaqiri.

Reprezentuesi i Zvicrës pas një viti jo të mirë në “Enfilld Roud”, pritet të largohet nga skuadra angleze e Liverpull, drejtuesit e së cilës tashmë e kanë nxjerrë në shitje.

“The Reds” i kanë vendosur çmimin e largimit prej 30 milionë euro futbollistit shqiptarë, ku ky çmim në Angli është parë si jo real, pasi Shaqiri vlen më pak.

Skuadra andaluziane po mendon afrimin e kosovarit dhe tanimë ka nisur bisedimet me Liverpullin për transferimin e tij në “Ramon Sançez Pizhuan”.

Por problemi qëndron tek çmimi i lartë që po kërkojnë kampionët e Europës për Shaqirin, pasi thuajse asnjë skuadër nuk është e gatshme të shpenzojë 30 milionë euro për një futbollist që ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje këtë edicion dhe ka pasur probleme me lëndime.

“Football Insider” ka raportuar se drejtuesit e Seviljës kanë kërkuar nga “The Reds” që çmimi i Shaqirit të ulet rreth 22 milionë euro.

Shaqiri ka një kontratë me Liverpullin deri në vitin 2023, por largimi i tij nga “Enfilld Roud” do të ndodh pas dy viteve qëndrim.

Përveç Seviljës, në garë për gjilanasin janë edhe skuadra tjera si Roma, CSKA Moska, Zenit St. Petersburg, Galatasaraj dheUest Ham Junajted.

Leave a Reply