Ozil pendohet, gabova që zgjodha Gjermaninë para Turqisë

Mesfushori turk me pasaportë gjermane, Mesut Ozil, dy vite më parë konfirmoi largimin e tij nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi vlerësoi se mungonte respekti nga Federata Gjermane e Futbollit.

Një gjë e tillë ndodhi sidomos pas takimit të Mesut Ozil në Londër me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili atë kohë nuk i kishte aspak raportet e mira me Gjermaninë, më saktësisht me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Pas këtij takimi, asgjë nuk ishte si përpara për Mesut Ozil te Gjermania, teksa

gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”, ai fërshëllohej nga tifozët gjerman.

E gjithë kjo bëri që ai të ju jep fund paraqitjeve me fanellën e Kombëtares gjermane.

Ozil tani është rikthyer të flas edhe një herë tjetër rreth kësaj çështje, por tani me një pendesë.

”Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për Kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”, – është shprehur Mesut Ozil.

Mesfushori i Arsenalit me kombëtaren e Gjermanisë, numëron 92 paraqitje dhe 23 gola të shënuar, teksa gjatë vitit 2014-të me “pancerat” ishte shpallur kampion Bote.

 

Leave a Reply