UEFA vendos për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa!

Shtëpia e futbollit europian (UEFA) po shqyrton një plan tjetër për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europës për këtë edicion, që ka ndaluar për shkak Koronavirusit.

Sipas asaj që raportojnë mediat europiane, ndeshjet e këtyre dy kompeticioneve më të rëndësishme europiane në nivel klubesh mund të luhen gjatë muajit gusht, dhe të përfundojë në mënyrë të përshpejtuar.

Sipas  britanikes “Mirror”, ideja është që pasi të mbarojë pandemia, kampionateve kombëtare tu jepet përparësi, që të luhen dy ndeshje në javë dhe të njëjtat të përfundojnë para muajit gusht.

Plani është që klubet të kthehen në stërvitje në gjysmën e dytë të majit, që më pas kah mesi i qershorit të fillojnë ndeshjet nëpër të gjitha ligat kombëtare, të cilat parashihet që të përfudojnë deri në fund të muajit korrik.

Leave a Reply