Barcelona para falimentimit? Rivali i Bartomeu ndez alarmin

Shumë zhurmë te Barcelona. Aktualisht klubi po i nënshtrohet një kontrolli të brendshëm, që është ngadalësuar prej pandemisë. Pretendohet për një skandal me rrjetet sociale, por që duhen pritur rezultatet e auditit.

Së fundmi nga Bordi drejtues janë larguar gjashtë anëtarë. Katër prej tyre ua kërkoi dorëheqjen vetë presidenti Josep Bartomeu, ndërkohë që edhe dy të tjerë u larguan vetë.

Ata ishin kundër politikave të klubit për mënyrën se si do të përballohet kjo krizë e shkaktuar nga  “COVID-19”.

Emili Rousaud, i cili ishte zëvendëspresidenti, ka hedhur disa akuza për klubin në media dhe Barcelona nuk ka vonuar të njoftojë se do të depozitojë një padi për të. Ndërkohë, kandidati për president, Viktor Font, ka paralajmëruar se “katalunasit” rrezikojnë falimentimin prej krizës së krijuar nga pandemia. (abcnews)

Leave a Reply