Partizani po pret shansin, nuk dorëzohet në garën për Ferhan Hasanin

Partizani nuk është dorëzuar ende për firmën e Ferhan Hasanit. Fantazisti tetovar së fundmi ishte në bisedime zyrtare me klubin indian, Chennaiyin, por deri më tani nuk ka një marrëveshje.

Në rast se drejtueist e Chennaiyin nuk i’a plotësojnë kushtet Hasanit, atëherë Partizani pritet të përfitojë, duke sjellë në kryeqytet 30- vjeçarin.

Në garë për “Bubën” është dhe ekipi i Tiranës, por duke mos harruar këtu në asnjë moment edhe klubin e tij amë, Shkëndijën.

Leave a Reply