Sallah nuk e harron vendlindjen, dhuron mijëra tonelata ushqim në fshatin e tij

Mohamed Sallah përveç që është një futbollistë i madh brenda fushave të belrta, ai është i jashtëzakonshëm edhe jashtë saj, teksa një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe në kohën e pandemisë, “Covid 19”.

Egjiptiani Sallah në këtë krizë nuk e ka harruar vendlindjen e tij, e cila ashtu si pjesa tjetër e botës është prekur me virusin korona.

Sallah ka dhuruar miliona tonelata ushqim për banorët e fshatit ku u lind e u rrit, Nagrig, që gjendet afër qytetit Basyoun.

Përpos ushqimit, më herët ai ka dërguar edhe pako të shumta me maska e mjete të tjera mbrojtëse, kurse nuk kanë munguar as informatat sensibilizuese.

Deri më tani, në Egjipt, koronavirusi u ka marrë jetën 205 qytetarëve.

Leave a Reply