Liverpulli te Napoli gjen partnerin e Van Dijk në mbrojtje

Liverpulli i është bashkuar garës për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.

Qendërmbrojtësi senegalez ka paralajmëruar largimin nga Napoli pas përfundimit të sezonit aktual, pasi skuadra nga “San Paolo” me shumë gjasë do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

28-vjeçari është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe Real Madridin, Mançester Junajtedin, Mançester Sitin, Çelzin dhe Paris Sen Zhermenin, teksa së fundmi garës i është shtuar edhe Liverpulli i Jurgen Klop.

Ky i fundit te Kulibali sheh partnerin ideal të Virxhl Van Dijk në mbrojtje, duke pasur parasysh se Matip dhe Lovren mund të largohen nga “Enfilld Roud”.

Megjithatë problemi qëndron tek çmimi i lartë që Napoli po pretendon të fitojë për shërbimet e Kulibali. Liverpulli nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 60 milion euro për shërbimet e senegalezit, për të cilin në anën tjetër Napoli kërkon një shumë prej 80-100 milion euro.

Leave a Reply