Shqipëria po bëhet edhe me një stadium tjetër modern

Shqipëria shumë shpejtë do të pasurohet edhe me një tjetër stadium modern. Një gjë të tillë premtoi Kreyministri shqiptarë, Edi Rama, teksa ndodhej në Korçë, te stadiumi i Skënderbeut.

Rama e cilësoi si qesharake gjendjen aktuale të stadiumit në Korçë, dhe pas përfundimit të stadiumit të Kukësit, ku për momentin po bëhen matjet për ndërtimin e tij, do të vijojë puna për ndërtimin e impiantit të ri në Korçë.

“Nuk mund ta lëmë stadiumin ende në atë gjendje që është, qesharake. Ne do angazhohemi seriozisht, ta bëjmë një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë. Skënderbeu e meriton një stadium të ri, dinjitoz. Pas Kukësit, do vazhdojmë me stadiumin e Skënderbeut. Mes fushave dhe stadiumit, do të ketë dhe një hotel” – ishte shprehur Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama.

Leave a Reply