Zyrtare, pronarët e Sitit blejnë klubin e njohur belg

City Football Group e udhëhequr nga Sheikh Mansour dhe Khaldoon Al Mubarak së fundmi kanë blerë edhe një tjetër klub, duke e quar kështu në 9  numrin e skuadrave që kanë në pronësi.

Bëhet fjalë për klubin belg, Lommel S.K, që bën gara në “Proximus League”, Kategoria e Dytë e futbollit në Belgjikë. Lajmi është bërë i ditur nga vet pronarët e rinj të klubit belg.

“Investimi është pjesë e strategjisë sonë afatgjate për të qenë prezent në shtetet kyçe të futbollit, të luajmë futboll të bukur dhe të zhvillojmë talente. Ne jemi njohur nga kultura e Lommelit, kompleksi stërvitor dhe angazhimi për zhvillimin e talenteve dhe po shikojmë para të ndihmojmë klubin të zhvillohet në muajt dhe vitet në vijim” – thuhet në njoftimin e tyre.

Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga klubi belg, Lommel S.K, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Kujtojmë në pronësi të sheikëve janë edhe Mançester Siti, (Angli), Girona (Spanjë), Montevideo City Torque (Uruguai), New York City (SHBA), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Melbourne City (Australi) dhe Yokohama F. Marinos (Japoni).

Leave a Reply