Arrihet marrëveshja për meçin e shumëpritur, Xhoshua – Fjuri!

Entoni Xhoshua dhe Tajson Fjuri thuhet se kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e dy meçeve mes tyre në një të ardhme të afërt. Një gjë të tillë ka bërë të ditur promotori, Eddie Hearn.

Sipas këtij të fundit një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti, ndërsa kënaqësia është më e madhe, se si do që të jetë epilogu i meçit të parë, palët që tani po ricaktojnë edhe një meç të dytë, ku edhe përfundimisht mund të mësojmë se cili prej tyre është kampioni absolut.

“Në parim që të dy janë pajtuar për këto përballje. Do të jenë dy meçe që do të zhvillohen. Ende ka shumë për të arritur. Ne po shohim për datat dhe vendet” – ka thënë Hearn për ‘Sky Sports Neës’.

Kujtojmë që Entoni Xhoshua gjatë këtij viti do përballet me bullgarin, Kubrat Pulev, kurse Tajson Fjuri pritet të përballet me Deontej Uillder për herë të tretë.

Leave a Reply