Vendoset gurthemeli i sallës sportive në SHF  “Faik Konica” të fshatit Greshnicë

Me një ceremoni solemne, sot në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Greshnicë të Kërçovës, u vendos gur themeli për ndërtimin e palestrës sportive, e cila sipas planifikimit do të jetë gati pas shtatë muajsh.

Ky objekt sportiv që kap shumën investuese prej 24 milion denarëve do të ndërtohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe komunës së Kërçovës.

Fshati Greshnicë, ku sot filloi ndërtimi i palestrës sportive, nga gjiri i saj ka nxjerrë sportistë të dalluar që kanë shënuar rezultate të lakmueshme jo vetëm në nivel lokal, por edhe në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu që ky objekt i ri sportiv ndërtohet, me shpresë se nga kjo vatër do të dalin edhe shumë e shumë sportistë të tjerë të suksesshëm.

Leave a Reply