ZYRTARE, FC Shkupi mbetet pa golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar

FC Shkupi ka mbetur pa shërbimet e golashënuesit të saj më të mirë gjatë sezonit të fundit, Sérgio Antonio Da Luiz Junior – Serzhinjo. “infOSport.mk” ditë më parë njoftoi për përfundimin e kontratës së tij, ndërsa sot braziliani përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, konfirmoi largimin e tij nga rradhët e skuadrës nga Çairi.

“Sot mbaron cikli im te FC Shkupi! Do doja të falënderoja të gjithë ata që më ndihmuan dhe më mirëpritën. Të gjithë futbollistët, drejtorët dhe veçanërisht tifozët për gjithçka. Faleminderit ! ⚽️👊🏻🔵⚪️ – kishte shkruar Serzhinjo.

Braziliani 25-vjeçar te FC Shkupi erdhi verën e vitit 2018-të, ndërsa sezonin e fundit në 22 ndeshje, realizoi 7 gola. Ndryshe me fanellën e FC Shkupit ai numëron gjithsej 57 ndeshje, 14 gola dhe 13 asiste.

Përveç me FC Shkupin në futbollin tonë vendor kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit (25 ndeshje, 5 gola), ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Hajvalinë, Laçin dhe Skënderbeun, skuadër kjo që posedon edhe kartonin e tij.

Leave a Reply