Drita e Ardian Nuhiut nuk ndalet, fiton dhe zbret nga troni Prishtinën

Drita e Ardian Nuhiut nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës. Pauza me shumë gjasa i ka bërë mirë skuadrës gjilanase, që ka ngjitur tashmë dy fitore të njëpasnjëshme në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores minimale 1:0 ndaj Flamurtarit, Drita sot në kuadër të javës së 24-të si mysafir mundi Trepça ’89 me rezultatin 2:0.

Golin e parë për Dritën në këtë përballje e realizoi Xhevdet Shabani në minutën e 17-të, ndërkohë Kastriot Rexha në minutën e 69-të konfirmoi fitoren e 15-të sezonale të skuadrës nga Gjilani.

Falë fitores së sotme, Drita e Gjilanit kryeson renditjen në Superligën e Kosovës me 49 pikë, duke lënë pas vetes Prishtinën me 47, derisa Ballkani i Ismet Munishit tashmë pozicionohet në vendin e tretë me 46 pikë.

Leave a Reply