Premierliga, dy të tjerë rezultojnë pozitiv!

“Covid-19” sërish ka prekur Premieligën angleze. Në 1200 testet e bëra nga ana e kësaj Federate, dy persona kanë dalë pozitiv. Që të njëjtit për momentin do të duhet të izolohen dhe pas një jave të testohen sërish.

Vetë klubi i Noruiç ka njoftuar se një futbollistë i tyre ka dalë me “Covid-19” dhe do të futet në karantinë, sipas protokollit.

Emri i tij ende nuk është zbuluar, por i njëjti do të kuptohet të premten, pasi do të mungojë në ndeshjen kundër Southampton.

Premierliga ka bërë të ditur se edhe një person tjetër ka dalë pozitiv. Deri më tani kanë dalë 14 pozitiv, dhe 7474 të tjerë negativë.

 

Leave a Reply