Super goli i Taulant Seferit ndaj Stade Lausanne Ouchy (VIDEO)

Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyeshme me fanellën e Ksamaksit në Zvicër, teksa të shtunën realizoi edhe një gol tjetër për Ksamaksin në prag të rifillimit të Superligës zviceriane, njofton “infOSport.mk”.

Kumanovari shënoi golin e dytë në fitoren 4:2 të Ksamaksit në miqësoren ndaj Lozane Ouchy. Seferi, njëherit pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, pasi pranoi një top në brendi të zonës kundërshtare, pa menduar shumë shpërrtheu me të majtën e tij, duke vendosur topin pas shpinës së portierit kundërshtarë.

TAULANT SEFERI

Super goli i Taulant Seferit në miqësoren ndaj Stade Lausanne OuchyXAMAX – Stade Lausanne Ouchy 4:2

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 13 юни 2020 г.

Përveç Seferit, një gol tjetër në këtë ndeshje për Ksamaksin realizoi edhe 21-vjeçari Liridon Mulaj.

Ky i fundit në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, njëjtë sikurse edhe shqiptari i tretë te Ksamaksi, Arbenit Xhemajli, derisa në anën tjetër për Lozane Ouchy, i vetmi futbollistë shqiptarë që u paraqit në këtë ndeshje, ishte Lavdrim Hajrullahu.

Për Taulant Seferin ishte ky goli i dytë në 3 ndeshje të zhvilluara miqësore, derisa Lidiron Mulaj ka  arritur të shënojë në secilën ndeshje, duke paralajmëruar që të dy se janë të gatshëm për rifillimin e sezonit në Superligën e Zvicrës.

Leave a Reply