Ndërhyrje të ashpëra, kartonë të kuq dhe grushte në futbollin anglez (VIDEO)

Ekipi i Luton gjatë ditës së djeshme morri një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Suonsi në kuadër të javës së 39-të në Championship në Angli.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për miqtë, të cilët po luftojnë për të shmangur rënien , teksa ndodhen në vendin e parafundit.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë minutës së 82-të.

Futbollistët e të dyja skuadrave, kishin harruar për një moment futbollin e luajtur, teksa e kthyen fushën e lojës në një fushë betejë, duke bërë ndërhyrje shumë të ashpra ndaj njëri tjetrit.

Futbollistët nga të dyja ekipet, ndërhynin ashpër ndaj kundërshtarit, aq sa kjo kaloi më pas në një sherr të madh, ku nuk munguan as grushtet.

Arbitri u mundua të qetësoje disi situatën, teksa ndëshkoi edhe me karton të kuq lojtarin e Suonsit, Garrik.

Leave a Reply