Bardhi shënon, Levante fiton (VIDEO)

Enis Bardhi ndodhet në super formë. Shkupjani në ndeshjen e tij të tretë pas pandemisë “Covid 19”, ka arritur të shënojë golin e dytë për Levanten, duke e ndihmuar këtë skuadër për të shënuar edhe një fitore tjetër në ndeshjet e La Liga-s, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi shënoi sot një super gol në fitoren 4:2 ndaj Betis, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Mesfushori shqiptarë shënoi golin e dytë për Levanten në këtë përballje në minutën e 35-të, kur pasi pranoi një top para zonës kundërshtare, me një super lëvizje arriti që të përfitojë hapësirën e duhur për të goditur me të majtën e tij dhe për të dyfishuar në ato momente avantazhin në 2:0.

Enis Bardhi, gol ndaj Betis

Super goli i Enis Bardhit sot ndaj BetisLEVANTE – BETIS 4:2

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 28 юни 2020 г.

Përveç tij te Levante në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Majoral, Morales dhe Roçina, ndërkohë në anën tjetër golat për Betisin i shënuan Kanales dhe Huanmi.

Me këtë fitore, Levante arriti në kuotën e 41 pikëve, dhe aktualisht mban pozitën e 12-të në renditje, ndërkohë Bardhi me golin e sotëm arriti në shifrën e 4 golave të shënuar sezonal.

Leave a Reply