Vijnë dy rinovime të reja te Struga Trim Lum

Pas vazhdimit të bashkëpunimit me shkupjanin, Florent Osmani, drejtuesit e Struga Trim Lum kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin edhe me dy emra të tjerë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është mbrojtësin e talentuar Klisman Cake dhe sulmuesin Dejan Cvetanoski.

Me 21-vjeçarin Cake, është arritur marrëveshje dy vjeçare, ndërsa me 30-vjeçarin Cvetanoski, drejtuesit e Struga Trim Lum kanë arritur marrëveshje për 12 muaj.

Cake te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit të kaluar nga rradhët e Tiranës, ndërsa që në edicionin e tij të parë zhvilloi 17 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol. Në anën tjetër Cvetanoski, i cili skuadrës strugane iu bashkua që para dy viteve, edicionin e kaluar luajti në 21 ndeshje, duke realizuar 2 gola.

Ditëve në vijim pritet të vijnë edhe përforcimet e para, ndërsa me shumë gjasa i pari do të bëhet gjatë ditës së sotme, edhe atë duke nisur nga porta.

Ndërkohë kujtojmë që ditë më parë drejtuesit e Struga Trim Lum rikthyen nga huazimi te Labunishti, futbollistin e tyre të talentuar Ariton Ziba.

Leave a Reply